Një dron ka ardhur së fundmi në Big Brother VIP Albania 4, derisa banorët po qëndronin në oborr.
Ka qenë Gjesti dhe Krisa duke biseduar në një cep të shtëpisë kur edhe panë dronin.
Ata vrapuan menjëherë dhe ky dron ishte pikërisht për grupin e këngëtarit pejan, ku bëjnë pjesë edhe: Rozana, Egli, Tiri, Krisa dhe Laerti.

“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit – Rozi, Egli, Krisa, Tiri, Laert, Livia”, thuhej në të.
Të njëjtit u bënë bashkë, filluan të duartrokitnin e të brohoritnin me njëri-tjetrin.

Kjo vjen pas incidentit të Gertës me Gjestin, ku artistit iu desh të linte shtëpinë për t’u trajtuar, pasi i hodhi alkool në sy.
Një zarf i zi tani ndodhet në shtëpi dhe pritet të shihet se çfarë përmban.



Të tjera
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës
Këto objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret, thuajse gjithmonë harrojmë t’i pastrojmë