Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar me një deklaratë të ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar atë për humbjen e besimit të elektoratit dhe për mosmbajtjen e premtimit për dorëheqje pas humbjes zgjedhore.
Sipas deklaratës, LDK-ja pretendohet se është “e kapur” nga një rreth i ngushtë njerëzish pa vlera rugoviane dhe pa moral politik.
Ata kërkojnë largimin e Abdixhikut, duke paralajmëruar se kushdo që nuk reagon do të mbajë përgjegjësi për, siç thuhet, shkatërrimin e partisë.
Shkrimi i plotë:
-Ai humbi.
-Premtoi dorëheqje.
-Nuk dha dorëheqje.
-Çfarë ke për t’i thënë votuesit të LDK-së?
-LDK sot nuk drejtohet nga një kryetar, por është e kapur.
-E kapur nga një grup i ngushtë njerëzish te Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit..
-Që nga dita kur platforma u ndërrua me “Rrugën e Re”, dhe kur erdhi bekimi i Edi Ramës, u pa qartë:
këtu ka dorë djalli.
-Te gjithe ata qe thirren ne filozofine rugovjane dhe nuk kerkojne largimin e tij, do te jene bashkefajtor ne shkaterrimin e LDK-se.
-Dhe historia do ta mbajë mend këtë.



Të tjera
500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina Mall-Veternik-QMI