Familja e veprimtarit të ndjerë Haki Imeri ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke akuzuar udhëheqjen aktuale për përhapje të propagandës, gjuhë linçimi dhe dhunë politike.
Në reagim thuhet se në LDK “kush mendon ndryshe, përjashtohet”, duke përmendur rastin e deputetit Armend Zemaj, që sipas tyre ka fyer dhe goditur fizikisht një qytetar.
Familja Imeri akuzon kryetarin Lumir Abdixhiku për frymë dhune dhe për afrim me PDK-në, duke thënë se “Rruga e Re është në të vërtetë rruga e vjetër e Shikut”.
Ata theksojnë se LDK-ja po humb identitetin rugovian dhe po shndërrohet në “patericë politike të PDK-së”.
Te dashur miq
-Sot në LDK sundon propaganda, fodullëku dhe gjuha e linçimit.
-Kush flet ndryshe, shpallet armik.
-Kush mendon ndryshe, përjashtohet.
– Kjo është “Rruga e Re” – platforma e re e komunikimit dhe veprimit!
-Organet e rendit duhet të kujdesen për lirinë dhe sigurinë e qytetarëve, sepse ajo po rrezikohet nga politikanë të opozitës.
-Është e vështirë të gjendet ndonjë rast tjetër ku një deputet të shajë e të godasë dikë vetëm pse i thua se po gënjen.
-Në Pejë e Prishtinë bëjnë koalicion me PDK-në, ndërsa në Vushtrri ku Xhafer Tahiri bashkëpunon me LVV-në – shpallet tradhtar.
-Pra, “Rruga e Re” është e lirë për PDK-në, por e bllokuar për të vërtetën, drejtesine ..
njëri thoshte “ta tërheqim zhag Albinin”, tjetri “ta lidhim qyqanin” – këtë herë për Xhafer Tahirin.
-E njëjta frymë dhune dhe linçimi!
-Kjo frymë e dhunës e solli edhe Gjykatën Speciale, sepse viktimat e kësaj dhune kërkojnë drejtësi, ne vazhdimesi..
-Të gjithë ata që mbështesin veprime e akte dhune janë kriminelë, dhe shpata e ligjit duhet të bjerë mbi ta.
-Dhunuesit e fjalës së lirë duhet të marrin mësim nga Kreu i NPK-së – duhet ta dinë se s’ka forcë që e lidh të vërtetën..
-As Rugovën nuk e rrëzuan dot me dhunë, as idealin e tij s’e shuajnë me cinizëm, propagande, e dhune ..
-Sot, LDK-në e kanë kthyer në patericë politike të PDK-së.
-Filozofia dhe edukata politike rugoviane nuk mund të blihen, nuk mund të bastardohen dhe as të shuhen.
“Rruga e Re” e Lumir Abdixhikut po jep rezultatet e saj sepse është, në të vërtetë, rruga e vjetër e Shikut.



Të tjera
Cilat ushqime nuk duhet konsumuar në stomak bosh?
Premier League zbulon si e quan Granit Xhakën
Trump kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë