Faton Peci e falënderon Bedri Hamzën për çdo punë të mirë që ka bërë për Mitrovicën

Faton Peci e falënderon Bedri Hamzën për çdo punë të mirë që ka bërë për Mitrovicën

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pranuar sot detyrën nga paraardhësi i tij, Bedri Hamza, në një takim zyrtar që u zhvillua në objektin e komunës, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi në facebook Peci ka falënderuar Hamzën për punën e bërë gjatë mandatit të tij katërvjeçar në krye të komunës.

“Falënderoj ish-kryetarin Hamza për çdo punë të mirë që ka arritur të bëjë për Mitrovicën gjatë mandatit të tij,” shkroi Peci, duke e cilësuar këtë detyrë si nderin më të madh që ia kanë besuar qytetarët e Mitrovicës.

Ai theksoi se do ta ushtrojë funksionin e kryetarit me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë institucionale, ashtu siç edhe është zotuar gjatë marrjes së detyrës.