Mes tjerash, duke folur për rezultatet e arritura në vend gjatë këtij mandati qeverisës, ka kujtuar edhe betejën që Kosova pati me agresionin e Serbisë në Banjska të Zveçanit.
Faton Peci: Guxo eliminoi shumë rreziqe që i kanoseshin Kosovës
“Ne po i ofrohemi përmbushjes së mandatit të parë më qeverisje bashkë me Vetëvendosjen, në të cilën na bashkoi Kosova e për këtë mandat jemi tepër krenar sepse kemi eliminuar rreziqe të shumta e shmangëm disa të tjera që i kanoseshin Kosovës, e do të jemi sërish bashkë për të eliminuar rreziqet eventuale. Bashkë me Vetëvendosjen, eliminuam skenarët ogurzi për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, Kosova fitoi betejën e agresionit me Serbinë në Banjskë të Zveçanit falë gatishmërisë së djemve që ka Kosova, sikurse është heroi më i ri i Kosovës, Afrim Bunjaku. Kosova nuk ndahet, nuk copëtohet, sepse të gjithë ne për Kosovën një ditë jemi të gatshëm të jemi Afrimi”, shtoi Peci.



Të tjera
Sekuestrohen 2 kg he*roinë, ar*më dhe mu*nicion në Suharekë
7 detaje që meshkujt i vërejnë heshtazi te femrat
Qeveria e Melonit pëson “tërmet” pas humbjes në referendu, kush janë ministrat që dhanë dorëheqjen