FBI ka bastisur këtë të premte banesën e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Donald Trump, John Bolton, në periferi të Uashingtonit, në kuadër të një hetimi të profilit të lartë për çështje sigurie kombëtare, raporton “The Post”.
Sipas informacioneve kontrolli është zhvilluar në orën 7:00 të mëngjesit në banesën e Bolton në Bethesda, Maryland, dhe është urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.
Një postim enigmë në rrjetin social X, i publikuar menjëherë pas fillimit të bastisjes, shënonte:
“ASKUSH nuk është mbi ligjin… Agjentët e FBI-së në mision.”
Hetimi në fjalë dyshohet të jetë i lidhur me dokumente të klasifikuara.
Ai kishte nisur vite më parë, por sipas një zyrtari të lartë amerikan, administrata Biden e kishte pezulluar “për arsye politike”.
Ndërkohë që agjentët ndodheshin brenda banesës së tij, llogaria zyrtare e Bolton në X publikoi një mesazh në orën 7:32 të mëngjesit, ku kritikonte qëndrimin e Trump ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Nuk dihet nëse postimi ishte i programuar më herët apo i lidhur me bastisjen.
Të tjera
“Vdekja, kjo Zonjë Omadhështore!”Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë
Si të shmangni thithjen e energjisë negative të njerëzve të tjerë
Lista Serbe rrezik më serioz për Kosovën sesa AfD për Gjermaninë