Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, vlerëson se është problematike arritja e një konsensusi me formimin e Qeverisë së re se sigurimin e 61 votave të deputetëve.
Fejza, u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje konsideron se më mirë është që të ketë qeveri “Konjufca” dhe në prill vendi të shkoj në zgjedhje për çka u shpreh se ‘definohen gjërat më mirë’.
“Mendoj që është problematike të konstatohet se mund të arrihet një konsensus me të njëjtit akterët politikë që s’po mund të bëhen 61 deputetë e me u bo pastaj 80 deputetë – në këtë linjë konsiderojmë të kemi më mirë këtë qeverisje e në prill të shkojmë në zgjedhje që të definohen gjërat më mirë”, tha Fejza.
“E dini se janë disa afate ligjore të përcaktuara në raport me atë se sa ka afat që të thirret seanca për të votuar për mandatarin e dytë tashmë nga LVV. Në përpjekjet tona të vazhdueshme për të dalë nga kjo bllokadë në të cilën jemi tash e një kohë të gjatë si institucione e keni parë që e kemi ndërruar emrin e mandatarit – absolutisht prej fillimit që nga certifikimi i zgjedhjeve në të gjitha proceset kemi qenë subjekti më konstruktiv i cili është munduar vazhdimit që të gjejë një zgjidhje që të dalim nga bllokada në të cilën jemi. Në anën tjetër partitë opozitare qysh nga javët e para kur ne provonim të zgjidhnim kryetaren e kuvendit kishin përmendur zgjedhjet e reja – gjë që për neve s’kanë qenë zgjidhje asnjëherë pasi sapo kishim dal nga zgjedhjet dhe donim të krijonim qeverinë gjë që u kemi ofruar mundësi për koalicion, kemi bërë ndërrimin e kryekuvendarit e edhe mandatarit”, tha Fejza.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha