Derbi në Superligën turke mes Fenerbahçe dhe Galatasaray ka përfunduar pa fitues, me rezultatin 1–1, në ndeshjen e zhvilluar të hënën në Stamboll.
Ndeshja e xhiros së katërmbëdhjetë e elitës së futbollit turk është karakterizuar nga ritmi i lartë, tensionet dhe vendimet e diskutueshme të arbitrit Yasin Kol, i cili ka treguar tetë kartona të verdhë. Të dyja skuadrat kanë pasur mungesa dhe improvizime në formacione, por kanë ofruar një përballje të fortë deri në minutën e fundit.
Galatasaray ka kaluar e para në epërsi në minutën e 27-të, kur goditja e Sane është devijuar nga mbrojtësi Oosterwolde dhe ka përfunduar në rrjetë.
Fenerbahce ka menduar se e ka barazuar në minutën e 44-të, por goli është anuluar pas ndërhyrjes së VAR, pasi është vlerësua se Skriniar e kishte prekur topin me dorë gjatë aksionit.
Megjithatë skuadra vendase ka arritur ta barazojë në minutat e fundit, me Jhon Duran që ka shënuar në kohën shtesë (90+5) pas një harkimi të Levent Mercan.
Me këtë barazim, Galatasaray ruan kreun e tabelës me 33 pikë, ndërsa Fenerbahçe mbetet një pikë prapa, me 32 pikë.



Të tjera
Si ta pastroni ajrin në shtëpitë tuaja?
Katër çifte në horoskop që s’bën të jenë bashkë
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti nuk bën bllof