Një konflikt I ashpër ka shpërthyer në Turqi pas akuzave të presidentit të Gallatasarajit, Metin Ëzturk, se lojtari shqiptar Rej Manaj qëllimisht dëmtoi lojtarin e ekipit të tij, Barish Alpej Jilmaz, se qëllimisht luajti shumë fort në përballjen e fundjavës së kaluar në Superligë, ndërsa deklaroi edhe se sulmuesi shqiptar bëri sikur ishte I dëmtuar për të mos luajtur më herët ndaj Fenerbahçes.
Këtyre sulmeve iu përgjigj numri I klubit tjetër nga Stambolli, zv. presidenti Axhun Ilixhali.
Duke folur para kamerave, Ilixhali I kujtoi Gallatasarajit se Manaj nuk po përdoret nga Fenerbahçe, dhe se ylli kuqezi I nxorri vjet jashtë garës për titull pas barazimit 2-2 në fushën e Sivasporit.
Ishte pikërisht shqiptari që fitoi penallti në minutën e fundit, kur rezultati ishte 2-1 për miqtë, dhe shënoi gol nga pika e 11-metërshit duke I hequr dy pikë gjigandëve nga Stambolli.
Në fund, Gallatasaraj u shpall kampion me 102 pikë ndaj 99 të Fenerbaçes.
Ndërkaq, duket se Manaj nuk do të dënohet nga Komisioni I Disiplinës në Federatën Turke të Futbollit, pasi emri I tij nuk është përfshirë në dokumentacionin e ndeshjes Sivaspor-Gallatasaraj.
Aty përmendet vetëm gjyqtari Turgut Doman,
Polemikat vazhdojnë edhe pas bërjes publike të audios së bisedës mes VAR-it dhe gjyqtarit, ku Doman gjykon se ndërhyrja e Manajt ishte faull loje dhe se do t’i jepte vetëm karton të verdhë.
E përditshmja sportive “Fanatik” shkruan se ishte pikërisht sulmuesi i kombëtares shqiptare që botoi audion e VAR-it për të mbrojtur veten nga akuzat që po I bëheshin këto ditë.



Të tjera
Trajnerja e njohur Andreja Ojstersek vjen në Kosovë për të udhëhequr kampin për të rinj
Arsyet pse duhet të pini lëng të shegës çdo ditë
Pesë shenjat që paralajmërojnë se hormonet po ndikojnë në peshë