Fenerbahçe shpallet kampione e Euroligës, mposht Monacon në finale

Fenerbahçe shpallet kampione e Euroligës, mposht Monacon në finale

Fenerbahçe është kampione e re e Euroligës së basketbollit teksa ka mundur Monacon 70-81 në finale.

Kjo është hera e dytë në historinë e klubit që skuadra turke e fiton këtë kompeticion duke u rikthyer tek titulli që prej 2017.

Ndeshja nisi me një ritëm shumë të shpejtë e imponuar nga Monaco dhe menjëherë francezët morën avantazhin me 9 pikë, por skuadra turke arrin të kalojë në avantazh 21-20.

Më tej Monaco kalon sërish në 9 pikë diferencë, por edhe një herë Fenerbahce kalon përpara me 2 pikë ku dhe mbyllet pjesa e parë 33-35.

Perioda e tretë nis me Fenerbahçen më të kujdesshme në mbrojtje dhe arrin ta mbajnë avantazhin konstant pa rrezikuar për shumë minuta, madje duke prekur deri në 13 pikë diferencë. Në periodën e katërt dy momente me anë të Strazel bëjnë që Monaco ta ulë diferencën në 7 pikë.

Por do të jetë trepikëshi i Guduric që do e kalojë në 10 pikë avantazhin e Fenerbahçes e më pas në 1 minutë nga fundi nuk ka më histori.

MVP i finales zgjidhet Hays Davis teksa shënoi 23 pikë, ndërsa kupën e ngre pikërisht Guduric.

Para finales u zhvillua edhe ndeshja për vendin e 3 dhe të 4 mes dy skuadrave greke të cilat parashikoheshin për në finalen e madhe.

Olimpiakos fitoi 97-93 përballë Panathinaikos.s.n.