Mes personazheve të shumtë që do të jenë të fokusuar në finalen e madhe të Mynihut ditën e shtunë, është edhe Ronaldo “Fenomeni”.
Braziliani që në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellën e Interit dhe në fakt zemra vazhdon t’i rrahë ende për zikaltrit.
Ai ka folur për finalen mes ekipit italian dhe PSG-së, të cilën e parashikon të bukur dhe shpreson me një fund të lumtur për ish-skuadrën e tij.
Ronaldo ka luajtur me Interin nga viti 1997 deri në vitin 2002, duke mahnitur botën me futbollin në këmbët e tij dhe talentin, që në fakt u ndal disi nga një dëmtim i rëndë.
Ai thotë se të dyja skuadrat vijnë të karaikuara dhe të uritura për të triumfuar në këtë ndeshje.
“Janë dy klube me një histori të madhe mbi shpatullat e tyre, të dyja me dëshirë dhe vendosmëri për të fituar dhe për të ngritur trofeun. Interi dëshiron që të jetojë sërish emocionet e 15 viteve më parë, kur provoi t’i shkonte afër edhe 2 sezone më përpara në Stamboll. Mund të imagjinoj të njëjtën dëshirë ende nga klubi dhe tifozëria. PSG-ja në anën tjetër është në një moment pozitiv, me një grup të fortë dhe të ndërtuar në mënyrë spektakolare nga Luis Enrike.
Unë parashikoj një fitore të Interit, por e them këtë si tifoz. Kam kaluar momente të paharrueshme me këtë klub dhe nuk mundet që ta fsheh se zemra rreh fort për ta sa herë i shoh në fushën e lojës. Përpara disa ditësh kam takuar disa nga miqtë e mi më të mirë dhe kujtuam kohën kur ishim në fushë. Ishin kohë të mrekullueshme dhe me pasion të madh për këtë klub.
Do të jetë një ndeshje e bukur për t’u parë, e mbushur me emocione për ata që e duan futbollin e vërtetë. Të dyja skuadrat e meritonin që të ishin deri këtu ku kanë ardhur, por do të jetë magjike që ta shoh sërish Interin të ngrejë trofeun.
Do të jetë një ndeshje e barabartë dhe do të vendoset nga detajet, por meqë ju po këmbëngulni për rezultatin, atëherë unë mendoj se do të fitojë Interi me rezultatin 2-1”.s.n.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin