Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar angazhimin e Qeverisë për Ferizajn, duke renditur investimet e realizuara dhe planet për zhvillim të mëtejmë në mandatin e ardhshëm.
Në një postim të tij, Kurti ka deklaruar se Qeveria nuk ka “lëshuar pe për Ferizajn”, duke përmendur investimet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, stadiumin e qytetit, spitalin, teatrin, Qendrën Multifunksionale, si dhe ndërtimin e çerdheve, shkollave dhe investimet në energji efikase në objekte publike.
Sipas tij, në mandatin e ardhshëm synohet rritja e investimeve dhe shndërrimi i Ferizajt në një qendër ku graviton tregtia dhe mundësitë biznesore. Kurti ka bërë të ditur se do të nisë ndërtimi i hekurudhës Prizren–Ferizaj deri drejt Bujanocit, ndërsa janë paraparë edhe 1 miliard euro për prodhim dhe industri.
Po ashtu, ai ka paralajmëruar ndarjen e 500 milionë eurove për Brezovicën, investim që, sipas tij, do të ndikojë drejtpërdrejt në punësim dhe zhvillim ekonomik, përfshirë edhe për Ferizajn.



Të tjera
Tetë mënyra për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie
Nga 1 prilli 2026 bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror