Festa përfundon me grushte – rrahje mes dy burrash në Leposaviq

Një incident i dhunshëm është regjistruar pas mesnate në fshatin Zemanicë të Leposaviqit, ku një festë mes familjarësh ka përfunduar me përleshje fizike, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informatave të siguruara, rasti ka ndodhur mes orëve 01:00 – 01:30 të mëngjesit së 19 tetorit 2025, kur Milos Stevanoviq rreth 33-vjeçar ka raportuar në polici se është sulmuar nga Dushan Manojlloviq, gjatë një feste në shtëpinë e tij.

Në deklaratën e viktimës thuhet se, pas konsumimit të alkoolit, ndërmjet të dyshuarit dhe tij ka shpërthyer një debat që më pas ka degjeneruar në përleshje fizike.
Manojlloviq e ka goditur disa herë me grusht në nofull dhe një herë me kokë në hundë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Pas incidentit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me bashkëshorten e viktimës, e cila është motra e tij. Sipas viktimës, Manojlloviq ka vendbanime të ndryshme në Zubin Potok dhe në Beograd, ku edhe punon.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa policia po punon për lokalizimin e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Hetimet po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve në SP Leposaviq.