Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar festën e Kurban Bajramit, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, LDK shkruan se festat si këto na mësojnë për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri ndaj njerëzve që kanë nevojë, transmeton Klankosova.tv.
“Të dashur qytetarë të besimit islam.
Me fat Kurban Bajramin!
Kjo festë, është sinonim i devotshmërisë, sakrificës e po ashtu mirënjohjes për Zotin. Festat si këto, na mësojnë për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri ndaj njerëzve që kanë nevojë.
Shëndet dhe mbarësi. Festa dhe gëzimi qofshin përherë me ju dhe familjet e juaja!”, shkruhet tutje në postimin e LDK-së.



Të tjera
Rëndësia e farave të zeza kundër sëmundjeve të mushkërive
Ky zakon në dhomën e gjumit mund të shkatërrojë marrëdhënien e një qifti
Gjumi tek adoleshentët, çështje që duhet të jetë primare për prindërit e tyre