Presidentja Vjosa Osmani, në prag të ndërrimit të motmoteve, ka vizituar institucionet e sigurisë, gratë dhe burrat e të cilave edhe në ditë feste, qëndrojnë në detyrë për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit tha se angazhimi i Forcës së Sigurisë dhe i Policisë së Kosovës “përgjatë gjithë vitit na ka bërë krenarë”.
“Puna e tyre edhe gjatë ndërrimit të motmoteve është dëshmi e zbatimit të ligjit dhe e mbrojtjes së qytetarëve në çdo orë dhe në çdo ditë të vitit. Për këtë punë të palodhur dhe për këtë shërbim jetik, shprehim mirënjohjen më të thellë”.
“Le të jetë Viti i Ri një vit i përparimit të mëtejshëm dhe i shërbimit me nder ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi Osmani.



Të tjera
Nga grupi që kreu su*lmin janë zbuluar edhe dy raste të tjera të rënda
Asamblisti i LVV-së Selman Sokoli thotë se u sulmua fizikisht në një qendër tregtare
Vetitë që nuk i keni ditur për mjaltën