Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se një ndryshim i madh i rregullit të pozicionit jashtë loje (offside) është duke u shqyrtuar seriozisht përpara Kupës së Botës 2026.
I sugjeruar fillimisht nga Arsène Wenger, propozimi synon ta ripërcaktojë “offsiden” në një mënyrë që favorizon sulmuesit.
Sipas rregullave aktuale, edhe një gisht i këmbës apo supi përtej vijës mund të konsiderohet jashtë loje.
Ndërsa rregulli i ri parashikon që një lojtar të quhet jashtë loje vetëm nëse i gjithë trupi i tij ndodhet përpara mbrojtësit të fundit.
Ky ndryshim mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si luhet futbolli. Do t’u japë sulmuesve më shumë liri për të sinkronizuar vrapimet e tyre dhe për të qëndruar më afër portës pa u penalizuar.
Mbrojtësit do të duhet të përshtatin pozicionimin dhe kohën e ndërhyrjeve, ndërsa portierët mund të përballen më shpesh me situata një kundër një.
Rezultati mund të jetë më shumë gola, tranzicione më të shpejta dhe më pak ndërprerje për shkak të vendimeve margjinale të “offsidet”.
Infantino foli në “World Sports Summit” në Dubai, ku përmendi edhe risi të tjera që po testohen në turnetë e vitit 2025.
Këto përfshijnë një sistem “kartoni jeshil” që u lejon skuadrave të kërkojnë rishikime me VAR, kamera në trupin e gjyqtarëve për më shumë transparencë dhe rregullin e tetë sekondave që i detyron portierët ta nxjerrin topin më shpejt në lojë.
Të gjitha këto masa synojnë ta bëjnë lojën më të shpejtë, më të drejtë dhe më emocionuese.
FIFA po mbledh të dhëna nga këto prova për të vendosur se cilat ndryshime do të miratohen për Kupën e Botës 2026.
Nëse rregulli i “offsidet” përditësohet, ai mund të shënojë një nga ndryshimet më të mëdha taktike në futboll në dekada, duke inkurajuar lojë më sulmuese dhe duke reduktuar polemikat mbi vendimet e ngushta të jashtë loje.



Të tjera
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
Nëse mendoni se këto ushqime ju dobësojnë, jeni gabim
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të votuarve nga partitë politike