Filloreta Raçi-Fifi prej disa vitesh po shijon një romancë dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin.
Artistja nga Ferizaj këtë herë në rrjete sociale i ka bërë një dedikim me rastin e ditëlindjes.
Ajo shtoi: “Më fal që nuk jam gruaja perfekte po për familjen tonë të vogël, për ne, për ty, unë do të bëj atë që nuk bëhet. Të dua shumë o babi i bebit tem”.
Ata kanë bashkë një fëmijë, Theo Mal, i cili erdhi në jetë prillin e vitit të kaluar.
Adisi ka edhe një djalë nga një martesë e mëparshme me modelen shqiptare, Adrola Dushin.
Fifi nga ana tjetër po vazhdon me angazhimet në muzikë, për të qenë sa më afër fansave dhe publikut.
Të tjera
Vaj ulliri, vezë dhe avokado për flokë me shkëlqim
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G