Prishtinë– Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka filluar procesin e intervistimit të kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë – dega në Rahovec.
Sipas KGJK-së, ky proces zhvillohet në përputhje me parimet e meritokracisë, transparencës, trajtimit të barabartë dhe vlerësimit objektiv.
“Në funksion të garantimit të një procedure të hapur dhe të besueshme, KGJK ka ftuar të gjithë aktorët e interesuar të marrin pjesë në monitorimin e këtij procesi. Megjithatë, në fazën aktuale ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi/



Të tjera
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u pl@gos sonte në Prishtinë
12 ligjet e jetës!
Pl@goset një person në rrugën `B` në Prishtinë