Me mbishkrimet në pankarta “Derisa BE dhe SHBA shkruajnë komunikata neve po na dëbojnë” “Nëse Kurti e hap urën, KFOR dhe QUINT do të jenë përgjegjës për të gjitha”, ka filluar protesta e qytetarëve nga komuniteti serbë në veri të Mitrovicës.
Siç raporton gazetarja e Telegrafit nga veriu, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur në sheshin “Car Llazar” për siç thonë “gjendjen e rëndë në Kosovë”.
Në protestë të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Listës serbe si dhe kryetari partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.
Ndryshe, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani për Telegrafin ka thënë se protesta parashihet të jetë e qetë.
Ai tha se policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësinë publike.
“Grup i qytetarëve e ka lajmëruar protestën e sotme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin ‘Car Lazar’. Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjenden. Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësin publike”, ka thënë Elshani.





Të tjera
Po, bukuria ndihmon për të gjetur një vend pune
Temperaturat -20 gradë? Flet meteorologu Gosalci
Zgjidhjet natyrale që zhdukin dhimbjen e djegies