Sot fillon Forumi i Paqes të Parisit, i cili është një ngjarje ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.
Ndërkaq, mbrëm ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit.
Po ashtu Kurti zhvilloi një takim me Institutin Jacques Delors, një institut të respektuar me seli në Paris, i themeluar nga vetë Jacques Delors – një nga arkitektët më të mëdhenj të Bashkimit Evropian – për një diskutim mbi gjeopolitikën dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.
E shfrytëzova këtë mundësi për të theksuar nevojën për një qasje vendimtare dhe të bazuar në meritë ndaj zgjerimit të BE-së, si çelës për sigurinë evropiane përballë rreziqeve të tanishme gjeopolitike. Diskutuam gjithashtu për investimet e Kosovës në mbrojtje, mbrojtjet kushtetuese dhe praktike të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe për lidhjen e pandashme midis agjendave ekonomike dhe parimeve demokratike”, ka shkruar Kurti në X.



Të tjera
Hati thotë se thonjtë e gjatë janë hallall, mund të merret abdes – Influencerja shqiptare përsëri në qendër të kritikave
Osmani takon Radev, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Çitaku: Albin Kurti nuk dëshiron kompromis me askënd, kërkon nënshtrim