Në Tiranë, e cila ka mirëpritur Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Armenia dhe Azerbajxhani janë dakordësuar për firmosjen e një traktati paqeje mes të dy vendeve.
Ky dakordësim u përshëndet edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
”Me kryeministrin Nikol Pashinyan, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri”, shkroi Macron në X.
”I përsërita mbështetjen time për nënshkrimin e shpejtë të një traktati paqeje me Azerbajxhanin”, theksoi Macron.
”Normalizimi i marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit është thelbësor për stabilitetin e rajonit. Mbështetje e plotë për Armeninë, integritetin dhe sovranitetin e saj territorial”, shtoi ai.
”Një tjetër çështje kyçe që diskutuam gjatë takimit tonë janë oqeanet. Po punojmë ngushtë së bashku në përgatitje për Konferencën e Oqeanit të Kombeve të Bashkuara në qershor në Nisë, si dhe për COP17 mbi biodiversitetin, të cilën Armenia po përgatitet ta presë në vitin 2026”, përfundon Macron.
Pak kohë më parë, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan deklaroi gatishmërinë e tij për të nënshkruar draftin e marrëveshjes së paqes të rënë dakord midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit fqinj.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun – një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit – dhe shtatë rajone ngjitur, sipas AA.
Të tjera
KFOR-i gjerman trajnohet për identifikimin dhe ndjekjen e dronëve
Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin
Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike