Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpallur fitoren në këtë komunë, duke e cilësuar rezultatin si triumf të një gjenerate të re politike.
Në fjalimin e tij pas mbylljes së procesit zgjedhor, Mexhiti u shpreh se fitorja në Çair i përket të gjithë shqiptarëve dhe se, siç tha ai, “kundërshtarët politikë kanë shkuar në pension me vullnetin e qytetarëve”.
“Në Çair fituan të gjithë shqiptarët. Sot dua të them me zë të qartë se fituan të gjithë shqiptarët. Urime pensionimin kundërshtarëve politikë. Fitorja jonë nuk është personale, por është fitore e një klase të re politike që sjell ndryshim. Faleminderit shqiptarë, kjo është fitore e dinjitetit qytetar dhe e shpresës që u rikthye përmes votës së lirë”, deklaroi Mexhiti.
Ai falënderoi gjithashtu institucionet për zhvillimin e një procesi të qetë dhe demokratik.
“Faleminderit institucioneve që garantuan një proces të qetë dhe demokratik”, shtoi Mexhiti, duke e cilësuar këtë ditë si fillimin e një kapitulli të ri për Çairin.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit