Fitorja e katërt rresht për Atleticon – Ekonomia Online

Fitorja e katërt rresht për Atleticon

Atletico Madridi e ka shënuar fitoren e katërt rresht në të gjitha garat.

Atletico të shtunën e mposhti Levanten në shtëpi me rezultatin, 3:1.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të La Ligas.

Mbrojtësi spanjoll, Dela, shënoi autogol në minutën e 12-të për epërsinë e vendësve.

Nëntë minuta më pas, Manu Sanchez, i barazoi shifrat.

Antoine Griezmann e kaloi sërish në epërsi 2:1 Atleticon në minutën e 61-të.

Francezi Griezmann e realizoi edhe golin e tretë në minutën e 80-të.

Atletico ka 25 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.

Levante është në pjesën e poshtme të tabelës me nëntë pikë.