Ramiz Lladrovci doli fitues pa balotazh në zgjedhjet lokale të mbajtura në Drenas, duke arritur ta fitojë mandatin e kryetarit.
Kjo fitore është e veçantë, pasi Lladrovci garoi pa mbështetjen formale të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e kthyer rezultatin në një goditje të fortë politike për këtë subjekt.
“Kjo është fitore e qytetarëve të Drenasit, të cilët dëshmuan se votojnë për punë dhe rezultate, jo për etiketa partiake. Falënderoj popullin e Drenasit dhe të gjithë ata që besuan në vizionin tonë për zhvillim”, deklaroi Lladrovci pas fitores, duke ia dedikuar rezultatin “miqve dhe bashkëluftëtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.”
Rezultati i zgjedhjeve konsiderohet si humbje simbolike për PDK-në, e cila për herë të parë mbetet pa ndikim të drejtpërdrejtë në një komunë që e kishte udhëhequr për më shumë se dy dekada.
“Fitorja e Ramiz Lladrovcit pa balotazh nuk është thjesht një fitore lokale, por një mesazh i qartë politik: qytetarët e Drenasit nuk e pranuan imponimin e Sami Lushtakut dhe ndërhyrjet e strukturave të PDK-së në zgjedhjet lokale”, thotë Mehmeti.
Sipas tij, fitorja e Lladrovcit është një goditje e rëndë për PDK-në.
“Lladrovci ka fituar jo si kandidati i partisë, por si kandidati kundër mënyrës si po funksionon partia. Kjo padyshim është një goditje e fortë për PDK-në, sepse Drenasi ka qenë simbolikisht ‘zemra’ e saj, aty ku nisi dhe ku për vite me radhë ka mbajtur bazën më të fuqishm”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.
“Kur në bastionin e vet ndodhin përçarje të tilla dhe qytetarët votojnë kundër strukturës zyrtare, kjo tregon se PDK po e humb kontrollin edhe mbi terrenet më besnike. Në këtë kuptim, po, bastioni i PDK-së po shembet nga brenda”, përfundon analisti Faton Mehmeti.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit