Kombëtarja e Kosovës ka marrë fitore të lehtë ndaj Qipros me rezultat 3-0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Për Dardanët ishte fitorja e tretë në Ligën e Kombeve nga katër ndeshje, pasi të parën ndaj Rumanisë e humbën në shtëpi.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Kosovën dhe një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë që nga pranimi.
Kosova ka triumfuar 0-4 ndaj Qipros, 1-2 ndaj Lituanisë dhe 3-0 ndaj Qipros në shtëpi.
Dardanët kishin arritur tre fitore radhazi vetëm në vitin 2018, por në atë kohë mposhtën tre Kombëtare në miqësore nën epokën e Bernard Challandes.
Gjashtë vite më parë Kosova kishte mposhtur Madagaskari 1-0, Burkina Fason 2-0 dhe Shqipërinë 3-0.
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik