Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka dënuar ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë.
“Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë.
Ato përbëjnë një sulm ndaj bashkëjetesës, dhe barazisë që e bëjnë Maqedoninë e Veriut unike.
Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë: maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllahë, boshnjakë e të tjerë.
Të gjithë kontribuojmë për këtë vend. Të gjithë meritojmë respekt.
Sporti duhet të na bashkojë, jo të na ndajë. Thirrjet me frymë fashiste, nuk përfaqësojnë askënd prej nesh dhe nuk guxojnë të përsëriten më”, ka shkruar zv/kryeministri Mexhiti.



Të tjera
Nëse ju dhembë shpina, problemi mund të jenë dhëmbët
Shenjat kur fëmija ka probleme me shikimin
Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputet