Zjarri që përfshiu një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës, ia mori jetën një gruaje rreth 53-vjeçare. Rasti i rëndë ndodhi rreth orës 22:30 të së martës dhe vdekja e saj u konstatua në vendin e ngjarjes.
Nga Policia e kanë konfirmuar për Klanin incidentin tragjik, ndërsa kanë reaguar edhe familjarët e së ndjerës.
Nipi i viktimës që vjen nga familja Mazreku, në një postim në rrjete sociale, ka shkruar fjalë prekëse për vdekjen e hallës.
Përkundër përpjekjeve, ai shkroi se nuk arritën ta shpëtojnë.
Na bëjë hallall oj hallë. Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka po ja që nuk arritëm t’i perballojmë flakës. Allahu ta past mëshiru shpirtin e bardhë. Falemnderit prej të gjithëve që i kishim afër e u munduan drejt qëllimit të mirë” – thuhet në postimin e tij.



Të tjera
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme këtë pranverë
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Paraja apo arsimimi e zgjasin jetën më shumë?