Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore mbi fshatin Corroticë të kësaj komune, përcjell KosovaPost.
Sipas Sinanit, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme është aktivizuar menjëherë dhe është në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve që ndodhen në terren.
“Janë kontaktuar edhe shtabet përkatëse në Vrajë dhe komunat përreth për ndihmë të menjëhershme. U bëjmë thirrje të gjithë banorëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve”, shkroi Sinani.
Tutje, Sinani i luti preshevarët që të mos ndezin zjarre në pyje apo afër shtëpive dhe po ashtu apeloi për kujdes të shtuar edhe në pjesët e tjera të komunës.



Të tjera
Mbi 25% e votave të numëruara – rezultatet për liderët e partive
Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria fitohet me sakrificë
“Dieta e kundërt” ju mundëson të hani më shumë dhe të humbni peshë