Ai tha në intervistë për EO se kjo situatë e bën mbrojtjen më sfiduese në të dyja rastet.
“Nëse njëri apo disa prej tyre pranojnë fajësinë, atëherë atij ia bënë të vështirë mbrojtjen e tij meqenëse aktakuzën disa e kanë pranuar, kur janë duke u akuzuar bashkërisht me të. Nëse akuza është e tillë që kinse Thaçi me të tjerë ka tentuar të ndikojë tek dëshmitarët e caktuar dhe disa prej të bashkakuzuarve e kanë pranuar fajësinë ia vështirësojnë Thaçit mbrojtjen për aktakuzën e dytë”, tha ai.
“Aktakuzë e dytë në mënyrë indirekte ka ndikim edhe në aktakuzën e parë dhe ia vështirëson të dyja aktakuzat. Gjyqtarët janë të obliguar që aktgjykimin ta nxjerrin në bazë të provave, mirëpo ata kanë të drejtë të kenë edhe një vlerësim të lirë, që është e bazuar në prova. Mund të jetë dënimi deri në dhjetë vjet, mirëpo kjo është çështje relative. Shpresojmë që të mos ketë prova të mjaftueshme”, tha Gashi.



Të tjera
Këto gabime mos i bëni kurrë në mëngjes
Shpërthen zjarri në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren (VIDEO)
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë