Real Madridi tashmë ka filluar planet për verën e vitit 2025 dhe duket se do të bëjnë disa ndryshime të mëdha në skuadrën e tyre.
Një prej objektivave të tyre kryesor është ylli i Bayer Leverkusenit dhe Gjermanisë, Florian Wirtz dhe ndonëse ai ka kontratë me ‘Aspirinat’ deri në vitin 2026, madrilenët po tentojnë transferimin e tij.
Shefi i klubit gjerman ka kërkuar 150 milionë euro për kartonin e Wirtz, diçka që do të thyente rekordet e klubit, përveç në rast se negociojnë me Leverkusenin për të ulur çmimin.
Real Madridi megjithatë do të ketë konkurrencë të ashpër nga Bayern Munich dhe Manchester City për shërbimet e lojtarit.
Siç ka raportuar mediumi spanjoll Sport, presidenti Florentino Perez është i gatshëm që të sakrifikojë njërin prej Vinicius Junior ose Rodrygo Goes për të mbledhur fondet për transferimin e tij.
Mundësia që Real Madridi ta largojë Rodrygon verën e ardhshme duket më logjik për shkak të paraqitjeve të tij të zbehta sezonin e kaluar.
Të tjera
Kurti mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Trajnuese Diakonie, në Mitrovicë
Ndalja e Dialgout Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”