‘Ylli’ i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, është gjithnjë e më pranë kalimit te Bayerni. Sipas asaj që raporton ‘Sport Bild’, mesfushori 21-vjeçar i ka komunikuar trajnerit Xabi Alonso dëshirën e tij: nuk do as Real Madrid-in, as Manchester City-n – synimi i vetëm është Bayerni.
Familja e Wirtz, veçanërisht babai i tij. Hans, që është edhe menaxheri personal, ka raporte shumë të afërta me legjendën bavareze Uli Hoeneß, dhe kontaktet me klubin nga Mynihu kanë qenë të shpeshta muajt e fundit.
Mediet gjermane raportojnë se është arritur një marrëveshje e përgjithshme, megjithatë data e transferimit ende nuk është vendosur. Kujtojmë se Wirtz ka kontratë me Leverkusen-in deri në vitin 2027.
Në prill, CEO i Leverkusenit, Fernando Carro, përmendi një klauzolë largimi prej të paktën 150 milionë euro, por më vonë e zbuti këtë deklaratë. Gjithsesi, negociatat zyrtare për transferimin e Wirtz pritet të nisin së shpejti, me Bayernin që e ka vendosur si objektivin kryesor për merkaton e ardhshme.
Ky zhvillim është i rëndësishëm edhe për të ardhmen e trajnerit Xabi Alonso. Ai shihet si një kandidat potencial për të pasuar Carlo Ancelottin te Real Madridi, dhe kishte zëra se mund të merrte edhe Wirtz-in në “Santiago Bernabéu”. Por me zgjedhjen e mesfushorit për të qëndruar në Gjermani, kjo pistë duket se ka marrë fund.s.n.



Të tjera
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë