Fluturimet dhe udhëtarët në Kosovë shënojnë rritje në fillim të 2026-ës

Fluturimet dhe udhëtarët në Kosovë shënojnë rritje në fillim të 2026-ës

Viti 2026 ka nisur me rritje të trafikut ajror në Kosovë, si në numrin e fluturimeve ashtu edhe të udhëtarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në muajin janar janë realizuar gjithsej 1.158 fluturime, që paraqesin rritje prej 1.8% krahasuar me janarin e vitit 2025.

Edhe numri i udhëtarëve ka shënuar rritje, duke arritur në 358.930 pasagjerë, ose 4.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të ndara sipas kategorive, udhëtarët në ardhje janë rritur nga 154.854 vitin e kaluar në 156.945 këtë vit, që përbën rritje prej 1.4%. Ndërsa udhëtarët në dalje janë rritur më dukshëm, nga 188.752 në 201.985, ose 7.0% më shumë.

Këto shifra tregojnë një fillim viti me aktivitet më të lartë në transportin ajror ndërkombëtar në Kosovë.