Na ndajnë edhe disa orë nga fillimi i ndeshjes së shumëpritur midis Kosovës dhe Zvicrës.
“Dardanët”, hyjnë në këtë ndeshje si të kualifikuar në play-off, por mund të shkojë direkt në Botëror nëse mposht Zvicrën 6-0.
Kosova, do të përballet me dy mungesa të mëdha si ajo e Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim, por vetëm se Franco Foda nuk do të rrezikojë yjet e tij pasi që kanë kartone të verdha dhe mund të humbasin edhe ndeshjet e play-offit.
Ndeshja zhvillohet sonte në orën 20:45.



Të tjera
Natën e 28 dhjetorit pamë mundin të na shembej, rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja
Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së
Kuvendi mbyll dyert, 355 delegatë do të vendosin për liderin e LDK-së