Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin e sotëm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike për të diskutuar për zgjedhje lokale, është folur edhe për ngërçin në kuvend.
Haradinaj tha se temën e mos-konstituimit të kuvendit e ka hapur vetë Osmani, e cila ngriti domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhjeje për të ecur përpara.
“E ngriti presidentja domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje, për ecje përpara, për dalje nga kjo gjendje, u diskutua edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme por s’mund të shkojmë pa e konstituuar Kuvendin. Pasi u trajtua tema e zgjedhjeve lokale, u hapë kjo temë. Ishte si bisedë e lirë, spontane”, tha Haradinaj në T7.
Këtë të mërkure është zhvilluar seanca e 26-të e cila dështoi pasi vetëm 53 deputetë ishin pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë