Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do të trajtojë 150 aplikimet e para në listën e pritjes për subvencione

Pas përfundimit të afatit për aplikim në kuadër të Thirrjes Publike 2024, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka përmbyllur kalkulimet përfundimtare të buxhetit të mbetur nga kjo thirrje.

Kështu bëhet e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të FKEE-së, ku ndër të tjera thuhet se do të trajtojnë edhe rreth 150 aplikuesit e parë në këtë listë, nga gjithsej 430 aplikime të mbetura në listën totale të pritjes.

Sipas këtij njoftimi, procesi do të zhvillohet në përputhje me parimin e thirrjes publike: “i pari aplikues, shërbehet i pari”, deri në shpenzimin e plotë të mjeteve të mbetura të dedikuara për këtë qëllim.

Për këtë, FKEE do të kontaktojë përfituesit potencialë, duke u dërguar letrat e para-aprovimeve me udhëzimet e tjera respektive, përmes e-mail adresës që e kanë përdorur për aplikim në platformën e-Kosova”, thuhet në njoftim.