Fondi më i madh sovran në botë, i menaxhuar nga Norges Bank Investment Management, ka shitur të gjitha aksionet e tij në kompaninë izraelite Paz Retail and Energy për shkak të përfshirjes së saj në shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Sipas deklaratës, Paz ndihmon në furnizimin me karburant të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, çka paraqet një “rrezik të papranueshëm për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në kohë lufte apo konflikti”.
Vendimi bazohet në një rekomandim të Këshillit për Etikë, dhënë në dhjetor të vitit të kaluar.
Fondi norvegjez është tërhequr më parë edhe nga kompanitë izraelite Shapir Engineering dhe Mivne Real Estate për shkak të lidhjeve të tyre me vendbanimet izraelite. Edhe fondi më i madh privat i pensioneve në Norvegji u tërhoq nga kompania Caterpillar vitin e kaluar për shkak të shqetësimeve mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Palestinën e pushtuar



Të tjera
Osmani nuk do të nënshkruajë dekrete për shtetësi deri në fund të mandatit
Arr*estohet punëtori teknik për su*lm se*ksual ndaj nxënëses 10-vjeçare
Këto ushqime përmirësojnë disponimin tuaj