Njësitë e Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në bashkëpunim me segmente të tjera të Forcave të Mbrojtjes, kryen një sulm me zjarr në portin detar “Olya” në rajonin e Astrakanit të Federatës Ruse, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Në një deklaratë thuhet se sulmi u krye si pjesë e një operacioni që synonte të zvogëlonte kapacitetin e Rusisë për të kryer sulme ajrore, raportoi Ukrinform.
“Rusët e përdorin këtë port si një pikë kyçe logjistike për dërgimin e pajisjeve ushtarake nga Irani”, thuhet në deklaratë.



Të tjera
Familja palestineze çel iftarin mes rrënojave të shtëpisë së shkatërruar nga su*lmet izr@elite në G@za
Procesi është i njëanshëm ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Rama mirëpret Ligjin për të Huajt, bën apel për avancimin e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE