Forcat zraelite kanë ndaluar një jaht që po përpiqej të sillte ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, në kundërshtim me bllokadën detare izraelite.
Aktivistja e klimës Greta Thunberg dhe një ligjvënëse franceze në Parlamentin Evropian janë midis atyre që ndodhen në anije.
Ministria e Jashtme e Izraelit, duke e quajtur atë si një “jaht për selfie” , tha më parë se marina e vendit i kishte thënë anijes të ndryshonte kursin.
Më vonë u tha se jahti po “po shkonte i sigurt drejt brigjeve të Izraelit”.
Ministria e Jashtme palestineze ka bërë thirrje për mbrojtje të sigurisë së aktivistëve.
Një zyrtar i OKB-së për çështjet e të drejtave të njeriut në Palestinë ka kërkuar që më shumë anije të “lundrojnë së bashku” për të sjellë ndihma në Gaza.
Në bord janë shtetas të Brazilit, Francës, Gjermanisë, Holandës, Spanjës, Suedisë dhe Turqisë.



Të tjera
Investimi në arsim, investim në të ardhmen e Kosovës
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
5 teknika me të cilat do të komunikoni dhe ndikoni më mirë tek të tjerët