Forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 50 palestinezë dhe kanë plagosur shumë të tjerë, pasi kanë hapur zjarr afër një vendi të shpërndarjes së ndihmave në Gazën Jugore, kanë thënë dëshmitarët dhe ekipet e shpëtimit.
Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi tha se trupat izraelite qëlluan mbi turmat pranë vendit të ndihmës në Khan Younis. Më shumë se 200 persona thuhet se u plagosën. Ushtria izraelite i ka thënë BBC-së se po shqyrton raportet.
Ky është rasti i fundit, dhe potencialisht më vdekjeprurësi, nga të shtënat pothuajse të përditshme që kanë ndodhur kohët e fundit pranë vendeve të shpërndarjes së ndihmave në Gaza.
Dëshmitarët thonë se forcat izraelite hapën zjarr dhe bombarduan një zonë pranë një kryqëzimi në lindje të Khan Younis, ku mijëra palestinezë ishin mbledhur me shpresën për të marrë miell nga një vend i Programit Botëror të Ushqimit.
Turma ishte mbledhur pranë një rruge kyçe që çon në qytetin Bani Suheila, një zonë që ka parë javë të tëra operacionesh ushtarake izraelite.
Spitali Nasser, objekti kryesor mjekësor funksional në zonë, është mbingarkuar nga numri i viktimave. Në një deklaratë, Forcat Izrealite kanë thënë se “një grumbullim u identifikua ngjitur me një kamion shpërndarjeje ndihmash që ngeci në zonën e Khan Younis dhe në afërsi të trupave të Izraelit që vepronin në zonë”, duke shtuar se ishin “në dijeni të raporteve në lidhje me një numër individësh të plagosur nga zjarri i izraelit dhe incidenti ishte duke u shqyrtuar.
Shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Turk, tha se Izraeli po e përdor ushqimin si armë dhe bëri thirrje për një hetim mbi të shtënat pranë vendeve të shpërndarjes se ndihmave.
Duke iu drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB ai tha se mjetet dhe metodat e luftës së Izraelit po u shkaktojnë vuajtje të tmerrshme dhe të paarsyeshme palestinezëve në Gaza.
Të tjera
Haradinaj në stadium, përcjell nga afër përballjen Kosovë-Suedi
Si ta përdorni lëkurën e mollës për kujdesin e fytyrës?
Më shumë sy në qiell, për më shumë siguri në tokë