Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, kanë përfunduar me sukses “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit”, të organizuar dhe realizuar nga Ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SATMO).
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj (KDS) përfunduan “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit” të organizuar dhe realizuar nga Ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve (SATMO). Kursi i Stafit të Betejës ka mision kryesor zhvillimin Nënoficerëve të Stafit të FSK-së në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake (PVMU), zhvillimi i sinkronizimit të stafit në funksionet luftuese dhe avancimi i proceseve të komandimit dhe kontrollit për operacionet në nivel batalioni dhe brigade.
Ndërsa “Kursi për Rreshter të Drillit” ka për qëllim të trajnojë dhe përgatisë pjesëtarë për instruktorë të drillit efektiv të cilët do jenë përgjegjës për transformimin e rekrutëve të rinj në ushtarë të disiplinuar, fizikisht të përgatitur dhe të aftë në taktika”, ka shkruar Maqedonci.



Të tjera
Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit – vetëm nëse kalon play-offin
Pse lëkura e fytyrës varet para kohe, e shpjegon shkenca
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapitale në rajonin e Prizrenit