Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel miqësor.
Pas fitores në Leskovc kundër Serbisë, morali te kuqezinjtë është i lartë, teksa Sylvinho ka zgjedhur të kryejë disi një rotacion në 11-she.
Në portë është zgjedhur Mario Dajsinani, ndërkohë që në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Mihaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Asllani dhe Shehu nuk “luajnë” nga formacioni, ndërkohë që Bajrami do ta startojë këtë takim si titullar.
Sulmi është ndryshuar i tëri, me Asanin dhe Hoxën që do të mbulojnë krahët, ndërkohë maja e sulmit i është besuar Mirlind Dakut.
Nga ana tjetër, Jordania është një nga skuadrat surprizë që ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, për të parën herë në historinë e këtij vendi.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë zvicerani Lukas Fähndrich, i cili do të mbështetet nga dy bashkëkombësit e tij, Jonas Erni dhe Nicolas Müller, ndërkohë gjyqtar i katërt është zgjedhur Juxhin Xhaja.
Shqipëria është ndeshur vetëm një herë me Jordaninë, në vitin 2018, një takim i përfunduar pa gola.
Sfida starton në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Formacionet Zyrtare:
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit