Daut Haradinaj ka reaguar pasi ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka themeluar inciativën e re qytetare lokale “Demokracia”, me fokus vetëm në Deçan.
Haradinaj, ka publikuar një foto me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke thënë ”vazhdojmë me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm”.
Ai ka thënë se ka respekt për Demaliajn, pavarësisht se ka marrë drejtim tjetër.
‘’Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe pas lufte në AAK, Shkumba paska marrë drejtim tjetër. Shpresoj se nuk do të zhgënjehet! AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm, Bashkim Ramosaj’’, ka shkruar Haradinaj.



Të tjera
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të