Një skenë që dikur dukej si e dalë nga një film fantastiko–shkencor tashmë është bërë realitet.
Kompania suedeze Jetson ka organizuar garën e parë të makinave fluturuese, të quajtur “Jetson Air Games”, e cilësuar tashmë si “Formula 1 e qiellit”, shkruan A2 CNN.
Në këtë ngjarje historike, katër pilotë konkurruan kokë më kokë në një pistë ajrore me kthesa të rrezikshme, duke drejtuar Jetson One, një mjet fluturues elektrik me shpejtësi maksimale prej 102 km/h dhe autonomi deri në 32 kilometra.
Ngjarja u zhvillua në UP.Summit, në Teksas, ku përveç garës u realizua edhe fluturimi i parë formacion me katër makina fluturuese.
Sipas bashkëthemeluesit të kompanisë, Tomasz Patan, entuziazmi i publikut ishte i jashtëzakonshëm: “Ishte një moment krenarie për ekipin tonë dhe një sinjal i qartë se Jetson është gati të udhëheqë kapitullin e ri të aviacionit”.
Pavarësisht se gara ishte vetëm një test, fansat në rrjete sociale kanë kërkuar që ajo të kthehet në një sport të rregullt. “Ky është realiteti që na premtuan vite më parë!”, shkroi një përdorues në YouTube.
Jetson One peshon vetëm 86 kilogramë, ka kornizë alumini dhe përdor tetë rotorë për ngritje vertikale.
Çmimi aktual i modelit është 128 mijë dollarë. Çuditërisht, në SHBA nuk kërkohet licencë piloti për ta drejtuar.
Jetson ka tashmë 550 porosi të reja dhe ka kryer teste me Shërbimin Polak të Shpëtimit Malor, duke provuar efikasitetin e mjetit në terrene të vështira. Themeluesit besojnë se brenda një dekade “çdokush do të mund të jetë pilot”, duke hapur rrugën për një epokë të re udhëtimi ajror personal.
Të tjera
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë
Fjalët e Manajt bëjnë jehonë në Beograd: “Provokues” – shkruajnë mediat serbe