“Foto sa 1000 fjalë” – analisti nga Shqipëria kritikon Ramën dhe LDK-në: “Kujt do t’i shkonte mendja se…”

Kryetari në detyrë i Prishtinës dhe kandidati tashmë në balotazh për mandat të dytë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka marrë pjesë dje në protestën e organizuar nga veteranët në mbështetje të ish- ushtarëve të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale.

I shoqëruar edhe nga djali i ish- presidentit Hashim Thaçi, Rama shihej i buzëqeshur, ndërsa në shkrimin e tij në Facebook, ai shkroi se sheshi i Tiranës ka një zë.

“Sot, ky shesh frymon me gjakun dhe nderin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë!

Sot, ky shesh është zemra e kombit që rrah me një ritëm të vetëm: ritmin e dinjitetit, të kujtesës dhe të krenarisë!

Nga ky shesh, le të ngrihet një zë i vetëm: Nder për luftëtarët e lirisë! Krenari për bijtë e kombit! Drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar Rama.

E ndaj pjesëmarrjes së tij ka reaguar analisti nga Shqipëria, Milaim Nela, i cili fotografinë e tij në protestë e cilëson si “foto që flet sa 1000 fjalë”.

Tutje, ai shkroi se “kujt do të ja merrte mendja se LDK-ja e Ibrahim Rugovës bie në llom kaq poshtë!?”