Në këtë fotografi Hajrush Ziberi lutet për jetën e tij, pasi ai kapet nga kriminelët serbë në Bosnjë në vitin 1991. Ai torturohet dhe me pas vritet nga “Tigrat e Arkanit”.
Ron Havivi është një fotograf amerikan, autori i fotografive në të cilat shihet pak para vrasjes Hajrush Ziberi, shqiptari nga Maqedonia që jetonte në Bijelinë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai u vra nga “Tigrat e Arkanit” në moshën 24 vjeçare. Hajrushi ishte nga fshati Laskarcë afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier.
U gjet në Savë, më 4 maj të vitit 1992. U varros is N.N. (No name). Me analizat e ADN-së u identifikua në Visoko, ku me pas eshtrat u varrosën në Maqedoni më 19 shtator të vitit 2004.
Ekzistojnë dy fotografi të Hajrushit në momentin kur “Tigrat e Arkanit” e keqtrajtojnë atë në Bijelinë. Njëra është e agjensisë amerikane të lajmeve, Associated Press, kurse tjetra ku “Tigrat…” i japin ujë është bërë nga RonHaviv.
“E kam takuar në xhaminë e Bijelinës. Tigrat ma treguan, më thanë si ishte shqiptar i Kosovës dhe ma treguan letërnjoftimin e tij. Pasi i vranë katër civilë, nga xhamia e nxorën Hajrushin dhe e dërguan drejt selisë së tyre. ‘Tigrat e Arkanit’ e përplasen për tokë dhe në atë moment unë e fotografova. I ngriti duart duke me shikuar dhe duke kërkuar ndihmë. Ushtarët mbanin në duar pistoleta, duke thënë se ishin të Hajrushit dhe se për këtë po e arrestonin”, ka treguar Haviv vite më vonë.
The post Fotografia e shqiptarit që tronditi botën appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Pija natyrale që ju shpëton nga kolla e thatë
VIDEO/ Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rreze veprimi deri në një mijë kilometra
Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për trajtimin e dhimbjeve