Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar dënojnë su*lmet e 9 shtatorit të Iz*raelit në Doha

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar dënojnë su*lmet e 9 shtatorit të Iz*raelit në Doha

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar të premten dënuan sulmet ajrore izraelite në Doha në fillim të kësaj jave, duke i cilësuar ato si shkelje të sovranitetit të Katarit dhe kërcënim për stabilitetin rajonal.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm të tre vendeve thanë se sulmet e 9 shtatorit rrezikojnë të minojnë përpjekjet aktuale të ndërmjetësimit, të cilat synojnë sigurimin e lirimit të pengjeve izraelite dhe arritjen e një armëpushimi në Gaza.

“Ne, ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, dënojmë sulmet e Izraelit në Doha më 9 shtator, të cilat shkelin sovranitetin e Katarit dhe rrezikojnë një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon”, thuhet në deklaratë.

Ministrat theksuan se veprime të tilla paraqesin një “rrezik serioz” për arritjen e një marrëveshjeje të negociuar që mund të përfundojë konfliktin në Gaza, duke bërë thirrje që të gjitha palët të “rinovojnë dhe forcojnë përpjekjet e tyre” drejt një armëpushimi të menjëhershëm.

Ata shprehën solidaritet me Katarin dhe theksuan “roli jetik” të këtij vendi të Gjirit në përpjekjet e ndërmjetësimit, së bashku me Egjiptin dhe ShBA-në./ trt