Franca ka lëshuar një urdhër të ri ndërkombëtar arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad, duke e mbajtur përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës civile në Siri.
Urdhërarresti, i nënshkruar më 29 korrik, e lidh Assadin me sulmet kimike të vitit 2013, të cilat goditën Adra dhe Douma më 5 gusht, ku u plagosën rreth 450 persona, si dhe Ghoutën Lindore më 21 gusht, ku sipas inteligjencës amerikane, gazi helmues vrau mbi 1,000 civilë.
Ky është urdhërarresti i tretë që autoritetet franceze lëshojnë ndaj Assadit.
Më herët, gjykatat franceze kishin vepruar për bombardimin e një qendre shtypi në Homs (2012) – ku u vranë gazetarja amerikane Marie Colvin dhe fotografi francez Remi Ochlik – si dhe për bombardimin e Deraa-s (2017), ku u vranë civilë.
Assad, që kishte udhëhequr Sirinë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor të kaluar, duke i dhënë fund regjimit të partisë Baath, në pushtet që nga viti 1963.
Në janar u formua administrata e presidentit të përkohshëm Ahmad Sharaa.
Të tjera
Një vezë në ditë ndihmon zhvillimin mendor të fëmijëve
“Ankesat për faturat e rrymës nisin ndërsa dimri afrohet, Miftaraj: ‘Kur e pashë çmimin, mendova që jam pronar biznesi’”
“Dialog në horizont: Rusia pranon mundësinë e një takimi Trump-Putin”