FSHF-ja zbulon pesë lojtarët më të shpejtë të Shqipërisë në kualifikimet e Botërorit 2026, Bajrami i prin listës – Ekonomia Online

FSHF-ja zbulon pesë lojtarët më të shpejtë të Shqipërisë në kualifikimet e Botërorit 2026, Bajrami i prin listës

Federata Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë të kombëtares shqiptare në kualifikimet e rregullta për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli Grupin K në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar kalimin në fazën e “play-offit”, ku pas hedhjes së shortit u mësua se kundërshtari i gjysmëfinales është Polonia.

Ndërsa, në rast kalimi në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi. 

Megjithatë, një ditë pas shortit, faqja zyrtare e FSHF-së është përkujdesur t’i zbulojë disa statistika nga ndeshjet të Shqipërisë gjatë takimeve kualifikuese të grupeve, ku ndër to janë edhe shpejtësia maksimale e arritur nga lojtarët e kombëtares.

Sipas postimit në faqen e FSHF-së, Nedim Bajrami ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi sprinti i tij në njërën nga ndeshjet shkoi deri në 34.18km/h. 

Pas tij renditen lojtari nga Kosova, Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 km/h, ndërsa Armando Broja dhe Myrto Uzuni arritën shpejtësi të njëjtë prej 32.23 km/h.

Lojtari i pestë më i shpejtë i kombëtares kuqezi në këto kualifikuese ishte mbrojtësi Mario Mitaj me një shpejtësi të arritur prej 31.47 km/h.