Vjosa Osmani, presidente e vendit, ka thënë se FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë, dhe se e ardhmja është euroatlantike.
Ajo ka shkruar se si komandante supreme ka falënderuar FSK-në për rezultatin e arritur.
“Sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë. Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falënderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Tutje, ajo ka shtuar “Ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n”.



Të tjera
Katër persona lëndohen nga ak*sidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan
Kujtesa e grave nis të keqësohet pas moshës 40-vjeçare
Skijohet për herë të parë maja e Shenjtë e Shkelzenit nga dy kosovarët, Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani