Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë ditës së enjte.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, automjetet e FSK-së qëndruan për disa minuta në një stacion karburanti, ku janë vërejtur nga policia.
“Diku para orës 11.00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri te ish NIS Petrol, janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre iu është afruar Policia, të njëjtit kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia i ka përcjell nga ai vend deri te Kërshi i Dudës”, ka deklaruar Elshani për Dukagjinin.
Dëshmitarë okularë u thanë atyre se automjetet, mes tyre disa “Hummer” dhe disa kamionë ushtarakë, qëndruan aty për rreth dhjetë minuta.
Fillimisht, qytetarët menduan se bëhej fjalë për automjete të KFOR-it.
Elshani konfirmoi se situata ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.
Të tjera
Belgjika s’tregon se a do burgje në Kosovë, Qeveria Kurti thotë se s’ka nisur ndonjë ‘pazar’ me ta, e as s’ka kompetenca
Reagimet për koalicionin e Tahirit me VV, Abdixhiku paralajmëron përgjigje me kohë për “punët brenda shtëpisë”
Bie çmimi global i naftës